Aktualitet Atentati në Vlorë, gjendet e djegur makina. Rëndë njëri prej të plagosurve

Atentati në Vlorë, gjendet e djegur makina. Rëndë njëri prej të plagosurve

Forcat e rendit kanë gjendur në aksin nacional Vlorë-Fier, në lokalitetin Cerkovinë, mjetin tip Benz i përdorur nga autorët e atentatit ndaj Roland dhe Nikolaq Çepaj në Vlorë, pasditen e sotme.

Ndërkohë, policia ka arritur të bëjë falë  dëshmive të dëshmitarëve okularë në vendngjarje një identikit fillestar të autorit. Sipas tyre, personi që ka shtënë nga brenda automjetit ishte i maskuar,  por kishte mjekër dhe përdorte kapele.

Makina e djegur

Si pasojë e atentatit në një lokal në Vlorë, ku janë qëlluar me kallashnikov, dy të plagosurit ndodhen ende në spital. Nikollaq Çepaj është në gjendje të rëndë si pasojë e një plage të marrë në kokë dhe disa plumba në trup. Ndërkohë, Roland Çepaj, prezanton gjendje shëndetësore të stabilizuar.