Aktualitet Atentati/ Zbulohet si u nxor në pritë biznesmeni nga Tepelena

Atentati/ Zbulohet si u nxor në pritë biznesmeni nga Tepelena

Foto: Viktima Çajup Selimi

Zbardhen rrethanat e vrasjes së biznesmenit Çajup Selimi mbrëmjen e së martës në Tepelenë. Burime në vendin e ngjarjes thanë se dy persona kanë mbërritur në hyrjen e pallatit ku viktima jetonte dhe e kanë thirrur atë që të zbriste poshtë.

52-vjeçari ka zbritur shkallët, por sapo ka mbërritur në katin e dytë është qëlluar disa herë me pistoletë.

Selimi është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por ka ndërruar jetë. Policia tha se është vënë në ndjekje të autorëve.

Selimi rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa ka më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. Në vitin 2018, Selimi u konfliktua me dy persona, të cilët e goditën me mjete të forta. Familjarë të Çajupit deklaruan se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera.