Politika Atletet e Edi Ramës tërheqin edhe vëmendjen e …BBC

Atletet e Edi Ramës tërheqin edhe vëmendjen e …BBC

182
0
Shpërndaje

Atletet e kryeministrit Edi Rama në ngjarje të rëndësishme kanë tërhequr vëmendjen shpesh, por BBC reagoi në mënyrën më epike.

Gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Londër, Rama u bë lajm i prestigjiozes britanike për paraqitjen e tij.

Ai kishte zgjedhur të vishte një palë atlete të bardha, të cilat morën të gjithë vëmendjen, pasi dallonin nga veshjet zyrtare të personazheve të njohur publikë.

Në një video të publikuar në Twitter, BBC shfaq foton zyrtare të liderëve pjesëmarrës në Samit teksa shkruan: “Duket se dikush nuk e ka kuptuar kodin e veshjes…”.

Më tej në artikull BBC shkruan: “Fotoja e familjes” është një moment tradicional, por atletet sportive në rreshtin e parë nuk janë aq tradicionale.

Atletet i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që mesa duket e paska shijuar foton”.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in