Sport Atletico Madrid humbet “yllin” para sfidës me Juventusin

Atletico Madrid humbet “yllin” para sfidës me Juventusin

Skuadra e Atletico Madrid nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Alvaro Morata në sfidën që “colchoneros” do të luajnë të mërkurën në fushën e tyre ndaj Juventusit, në Champions League. Sulmuesi ka pësuar pak ditë më parë një ndrydhje të kaviljes.

Ndonëse pritej një rikuperim “in extremis”, sulmuesi nuk është stërvitur me skuadrën. Për pasojë, ai nuk do të grumbullohet nga trajneri Diego Simeone.

Morata është një ish-juventin dhe mezi priste të luante ndaj ish-skuadrës së tij. Vendin e tij pritet ta zërë Diego Costa, që do të luajë në sulm bashkë me Joao Felix. Mungesa e Morata është e vetmja për Simeone në këtë ndeshje, teksa rikuperon edhe Thomas, që ishte i dëmtuar.