Aktualitet Australi, babai shqiptar vret të bijën studente pasi doli natën me shoqet

Australi, babai shqiptar vret të bijën studente pasi doli natën me shoqet

Petrit Lekaj, një shqiptar në Adelaide të Australisë, po mbahet i arrestuar nga policia si i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj, pasi kishte dalë me shoqet gjatë natës.

20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, ndërsa babai 49-vjeçar ishte pranë saj, i lyer me gjak dhe me plagë të lehta. Policisë iu desh të thyente xhamin e makinës që t’i nxirrte të dy.

Shoqet e saj thanë për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.

Vajza njihej nga shoqet si një studente shumë e talentuar për imazheri mjekësore, dhe tepër ambicioze, me nota maksimale. Veç kësaj, ishte dhe një pianiste shumë e zonja.