Bota Australi/ Gjoba stratosferike dhe burg për ata që dalin nga shtëpia për...

Australi/ Gjoba stratosferike dhe burg për ata që dalin nga shtëpia për Pashkë

Autoritet australiane kërcënuan me gjoba stratosferike dhe madje edhe burg për ata që dilnin jashtë shtëpive të tyre pa ndonjë arsye gjatë festës së Pashkëve, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri Scott Morrison tha në një mesazh për Pashkët se “këtë Pashkë ne po qëndrojmë në shtëpi. Mos udhëtoni, mos u largoni!”.

Autoritetet paralajmëruan se do të vendosnin gjobë më shumë se 1 000 dollarë australianë (624 dollarë amerikanë) dhe ose deri në gjashtë muaj burg për ata që zbulohet se shkelin ndalimet për të gjitha udhëtimet jothelbësore.

“Një nënë me vajzën e saj u gjobitën secila me 1 652 dollarë dhe policia u sekuestroi automjetin pasi kjo nënë po i mësonte makinën në rrugë vajzës”, raportoi ”News Limited”.

Autoritetet e New South Wales kanë futur gjobë prej 5 000 dollarësh për pështymje apo kollitje para punonjësve të spitaleve, pas raportimit të disa incidenteve.

Në Australinë e Jugut një grup njerëzish u dënua me gjobë më shumë se 11 000 dollarë, pasi nuk respektuan rregullin e distancimit gjatë një feste.

Masat e ashpra të izolimit besohet se janë të suksesshme, pasi Australia ka 6 078 raste dhe 51 vdekje.