Bota Australia në alarm/ Zjarre katastrofike pas temperaturave rekord

Australia në alarm/ Zjarre katastrofike pas temperaturave rekord

Paralajmërime për zjarre katastrofike janë lëshuar rreth shtetit australian të Uellsit të Ri Jugor, ku zjarrfikësit po përpiqen të vënë nën kontroll flakët në më shumë se 100 vatra.

Ministri i Shërbimeve të Urgjencës Shtetërore, David Elliot deklaroi se dhjetëra rrugë janë mbyllur dhe rreth 10 000 policë, punonjës të urgjencës, ndihmës mjekë dhe zjarrfikës u stacionuan aty, duke qenë ky stacionimi më i madh të personelit të shërbimeve të urgjencës në Uellsin e Ri Jugor.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të shtyjnë udhëtimet për Krishtlindje, ndërsa kriza pritet të intensifikohet. Temperaturat në rritje dhe erërat e forta po i përkeqësojnë zjarret përreth 3 shteteve.

Niveli i emergjencës është kryesisht i lartë lidhur me 3 vatra rreth Sidnejt.

Një kombinim i temperaturave mbi 40 gradë celsius, me thatësirën dhe erërat e forta e ka vështirësuar betejën për gati 10 mijë pjesëtarët e personelit të angazhuar për shuarjen e flakëve.

Dy zjarrfikës vullnetarë humbën jetën të enjten ndërsa përpiqeshin të shuanin flakët pranë Sidnejt. Zjarret kanë përfshirë edhe shtetet e Viktorias dhe Australisë jugore, ku dy qytetarë vdiqën ditën e premte.

Që prej muajit shtator, kriza e zjarreve i ka marrë jetën 8 personave.