Bota Australia përgatitet për stuhinë më të fuqishme në 10 vjet

Australia përgatitet për stuhinë më të fuqishme në 10 vjet

Australia po përgatitet të goditet nga një stuhi e fuqishme që pritet të “zbarkojë” në brigjet perëndimore të vendit në orët në vijim.

Stuhia pritet të shoqërohet me reshjet të dendura shiu, erëra të forta dhe det të trazuar në disa zona.

Sipas Zyrës së Meteorologjisë kjo është një nga stuhitë më të fuqishme të dekadës së fundit që vjen si pasojë e përplasjes së ciklonit tropikal Mangga me një front të ftohtë.

Banorëve iu është kërkuar të marrin masa dhe shumë prej tyre që jetojnë në zonat bregdetare janë evakuuar.