Bota Australia u kërkon punëtorëve të huaj të largohen nga vendi

Australia u kërkon punëtorëve të huaj të largohen nga vendi

Punëtorët e huaj në Australi, të cilët e kanë humbur vendin e tyre të punës gjatë krizës së koronavirusit duhet të ikin në shtëpitë e tyre, tha sot sekretari australian i Thesarit, Josh Frydenberg.

“Nëse nuk ka punë për ta, ata mund të kthehen në vendin e tyre, kjo është një mundësi për ta”, tha Frydenberg në programin e mëngjesit të transmetuesit kombëtar televiziv, ABC.

Përgjigjja e mësipërme ishte pas pyetjes nëse qeveria do të zgjaste programin e saj prej 130 miliardë dollarësh (65 miliardë dollarë amerikanë) për të subvencionuar punëdhënësit për të mbajtur punëtorët gjatë ”ngrirjes” ekonomike të vendit.

Frydenberg theksoi se shpenzimet qeveritare prej 320 miliardë dollarësh (203 miliardë dollarë amerikanë) për të ruajtur vendet e punës ishin një barrë e rëndë në buxhetin e shtetit.

Ai nuk tregoi mënyrën se si punëtorët e huaj mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Frydenberg tha se do të kishte një rritje të konsiderueshme të papunësisë dhe ulje të nivelit të rritjes ekonomike si rezultat i krizës Covid-19.

“Do të ketë një gropë të madhe në ekonominë globale, nuk ka dyshim për këtë”, tha ai.