Kuriozitete Australia vendos ligje të ashpra mbi kompanitë e rrjeteve sociale

Australia vendos ligje të ashpra mbi kompanitë e rrjeteve sociale

Australia ka miratuar ligje të cilat mund të çojnë kompanitë e teknologjisë të përballen me gjoba gjithashtu edhe burg për drejtuesit e tyre, në qoftë se ata mirëpresin dhe shfaqin video të dhunshme në platformat e tyre.

Këto ligje kanë dalë pas masakrës që ndodhi në Zelandën e Re muajin e kaluar, ku humbën jetën 50 vetë dhe gjithçka u transmetua live në internet.

Qeveria australiane tha se faqet e internetit “nuk duhet të shfaqin materiale dhune”. Projekt-ligji thotë se kompaanitë e teknologjisë mund të përballen me gjoba nëse nuk arrijnë të heqin shpejt “materialin e dhunshëm”, të tilla si sulmet terroriste, vrasjet, përdhunimet, torturat dhe rrëmbimet. Drejtuesit e kompanisë ose ata që “ofrojnë një shërbim të përmbajtjes” mund të përballen me burgim deri në tre vjet.

Javën e shkuar, Facebook tha se do të shikonte politikën e vet për disa kufizime mbi transmetimin live pas ngjarjes. Kryeministri australian Scott Morrison propozoi ligjet për herë të parë javën e kaluar. Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm Christian Porter tha se këto vendime duhet të ishin marrë më përpara.

“Platforma të tilla si YouTube, Twitter dhe Facebook nuk duket se marrin përgjegjësinë e tyre kur bëhet fjalë për materiale të dhunshme”, tha ai të enjten.
Morrison u takua javën e kaluar me drejtuesit e mediave sociale, të cilët që atëherë e kanë kritikuar projektligjin. Grupi i Industrisë Dixhitale, i cili përfaqëson disa kompani të teknologjisë në Australi, tha se firmat tashmë ishin të angazhuara për largimin e materialeve që përmbanin dhunë.

“Me vëllimet e mëdha të përmbajtjeve të ngarkuara në internet çdo sekondë, ky është një problem shumë kompleks,” tha një zëdhënëse. Ekspertët ligjorë paralajmëruan se ligji në formën e tanishme mund të çojë në censurën e medias ose të parandalojë informatorët nga ndarja e informacionit.