Politika Austria: Mbështesim Shqipërinë/ Cakaj: Do marrim edhe kryesimin e OSBE në 2020-n

Austria: Mbështesim Shqipërinë/ Cakaj: Do marrim edhe kryesimin e OSBE në 2020-n

Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj i ndodhur në Austri për një vizitë zyrtare me ministren e Jashtme atje, në një lidhje direkte për Top Channel, i pyetur nga gazetari Muhamed Veliu për atë se çfarë ishte diskutuar në takim tha se diskutimi ishte përqendruar në 3 pika kryesore.

Aspekti ekonomik, anëtarësimi në BE, për të cilën Cakaj tha se “kemi marrë mbështetjen e Austrisë” , si dhe po diskutohet që Shqipëria të marrë kryesimin e OSBE në vitin 2020 , ishin 3 pikat që u diskutuan.

Cakaj bëri me dije se vizita tjetër zyrtare do jetë në Berlin.

Ai tha se pas publikimit të raportit do kemi një realitet politik krejt ndryshe në vend, pasi siç tha ministri “kemi besim se do rekomandohet hapja e negociatave për në BE”.