Politika Austria: Shqipëria mos të humbasë mundësinë historikë të hyrjes në BE!

Austria: Shqipëria mos të humbasë mundësinë historikë të hyrjes në BE!

Pas reagimeve të njëpasnjëshme nga ana Berlinit zyrtar i cili paralajmëroi për mos hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE , edhe Austria i ka bërë thirrje, ditën e premte, partive shqiptarë mos të humbasin mundësinë historike të integrimit në BE.

Ministrja e Jashtëm austriake, Karin Kneissl dhe Ministri i Drejtësisë Josef Moser theksuan rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe duke i bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të tregojnë përgjegjësi politike.

“Si një partner i ngushtë i Shqipërisë dhe mbështetës i perspektivës së pranimit në BE, i bëj thirrje të dyja palëve, qeverisë dhe opozitës për të tregohen të përgjegjëshme për të mos rrezikuar mundësinë historike për hapjen e negociatave të pranimit me BE-në në qershor “, tha Ministrja e Jashtme në një deklaratë zyrtare.

Karin Kneissl vlerësoi, ndër të tjera, rezultatet e reformës gjyqësore dhe Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, proces në të cilin Austria ka marrë një rol udhëheqës në muajt e fundit. “Kjo tregon se përparimi është i mundur me vullnet politik dhe me një perspektivë të qartë të pranimit në BE. Tani është vendimtare të vazhdojmë këto përpjekje në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Ministri i Jashtëm.

Ministri austriak i Drejtësisë Josef Moser gjithashtu kërkoi me çdo kusht vazhdimin e procesit të reformës në drejtësi: “Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në reformën gjyqësore, por gjithashtu në luftën kundër drogës, krimit të organizuar, korrupsionit dhe papunësisë”, tha Moser. “Krijimi i autoriteteve të reja gjyqësore, ishte gjithashtu hap i rëndësishëm në këtë proces . Vazhdimi i reformës gjyqësore është thelbësor për negociatat e pranimit të vendit në BE dhe qeveria shqiptare mund vazhdojnë të mbështetet tek Austria”, përfundoi Ministri austriak i Drejtësisë.c