Extra Avioni i modifikuar ulet në bregdetin shqiptar

Avioni i modifikuar ulet në bregdetin shqiptar

Një avion i vogël është ulur në bregdetin shqiptar në Dhërmi, në zonën e njohur si plazhi i Drimadhës.

Nga fotot e mbërritura në redaksinë e Top Channel, dallohet avioni i modifikuar me goma për të qëndruar edhe mbi ujë.

Fotot janë siguruar nga banorë të zonës të cilët janë bërë kuriozë për praninë e këtij avioni në plazh.

Ende mbetet e paqartë se si avioni ka mbërritur atje.