Extra Avioni që u mundëson pasagjerëve qëndrimin në këmbë

Avioni që u mundëson pasagjerëve qëndrimin në këmbë

Një prodhues i sediljeve të linjave ajrore dëshiron të ndryshojë përvojën e udhëtimeve ajrore. Në ekspozitën e brendshme të Airliners Expo në Hamburg të Gjermanisë, javën e kaluar, një kompani italiane tregoi dizajnin e një avioni që është projektuar që në kabinën e tij të ketë sedilje shumë të larta me një shalë të vogël mbështetëse.

Është e lidhur me një shtyllë të bashkangjitur në tavan dhe në dysheme, dhe ka gjithashtu mbështetje nga mbrapa. Sipas kompanisë, pajisja “siguron një pozicion më të lartë të udhëtarëve, duke lejuar instalimin e sediljes në një hapësirë të reduktuar”.

Ky dizajn i ri është quajtur Skyder. Avion Interiors, krijuesi i kësaj tendence, ende nuk ka zbuluar se sa më e vogël do të jetë hapësira e këtyre sediljeve, por dizajni ka për qëllim të ndihmojë kompanitë ajrore të mbartin 20 përqind më shumë pasagjerë në një avion. Vendet gjithashtu kërkojnë mirëmbajtje minimale për shkak të një numri të reduktuar të komponentëve. E gjitha kjo mund përkthehet dhe në fitime në rritje për linjat ajrore.