Aktualitet Avokatët, kërkesë Prokurorisë: Merreni në pyetje Tahirin

Avokatët, kërkesë Prokurorisë: Merreni në pyetje Tahirin

Avokatët e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maksim Haxhia dhe Artan Hajdari i kanë dorëzuar sot një kërkesë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në dokumentin drejtuar kreut të kësaj gjykate Besim Hajdarmataj, kërkohet që klienti i tyre Saimir Tahiri të merret në pyetje në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij.

“Duke u bazuar mbi të drejtën e personit mbi të cilin po zhvillohen hetime, nisur edhe nga predispozicioni dhe vullneti i personit nën hetim kërkojmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të thirrem në një kohë sa më të shkurtër për të dhënë deklarime, si dhe për tu marrë në pyetje dhe dhënë shpjegime për çdo fakt, që nga ana e organit të akuzës do të çmohet i vlefshëm dhe në ndihmë të hetimit.

Kërkesa jonë ka të bëjë jo vetëm me garancitë Kushtetuese por edhe me pozicionin e personit nën hetim, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili kërkon jo vetëm t’i japë rrugë, por të dali dhe të sqarohet e vërteta lidhur me pozicionin e tij ndaj akuzave të bëra tashmë publike”, sqarojnë avokatët.