Aktualitet Avokati i Tahirit: Prokuroria nuk ka asnjë “As” nën mëngë

Avokati i Tahirit: Prokuroria nuk ka asnjë “As” nën mëngë

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila i vendosi afat Prokurorisë datën 10 Mars për të mbyllur hetimet për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Ankimi ishte bërë nga prokurorët e dosjes, por duke qenë se Tahirit iu komunikua akuza dhe dosja është dërguar për gjykim kjo kërkesë nuk kishte më vlerë. Në dalje Tahiri nuk ka folur për mediat.

Por avokati i tij Maks Haxhia tha se do kërkojë pushimin e çështjes në seancën paraprake e cila ende nuk është caktuar se kur do të zhvillohet.

Sipas tij, prokuroria nuk ka asnjë “As” nën mëngë.

“Prokuroria nuk asnjë provë dhe nuk ka sesi t’i ketë. Do të kërkojmë pushimin e çështjes. Ne pretendojmë që të na jepet një fakt. Do bëjmë kallëzim për prokurorët”, u shpreh Haxhia.