Bota Avokati i Trump thirrje MEK: Shembni regjimin iranian!

Avokati i Trump thirrje MEK: Shembni regjimin iranian!

Gati një vit pas vizitës së tij në kampin e opozitës iraniane të strehuar në Shqipëri, ku u premtoi Muxhahedinëve se do ta festonin vitin 2019 në Teheran, avokati i presidentit Donald Trump i ka bërë thirrje MEK-ut për përmbysjen e regjimit teokratik të Iranit.

Miku i ngushtë i kreut të Shtëpisë së Bardhë ka akuzuar liderët iranianë për vrasje të kundërshtarëve, duke paralajmërua se ka ardhur koha që ky regjim të shkojë.

Rudi Guiliani i ka bërë komente në një konference për Lindjen e Mesme që po mbahet në Varshavë, duke theksuar se këto janë qëndrimet e tij personale dhe jo ato të administratës amerikane.

“Unë besoj se duhet të përmbyset ky regjim”, ka thënë Guiliani. “Mendoj se kjo diktaturë teokratike mund të kthehet në forcë demokratike dhe liberale”, ka shtuar si duke thënë se iranianët kanë tanimë një opsion më të mirë, grupin opozitar të strehuar në Shqipëri.

Deklaratat e avokatit të Trump nuk janë çudi për shumë nga ekspertët e politikës së jashtme, pasi Guiliani ka bërë disa herë thirrje për ndryshim të regjimit në Iran në takimet e organizuara nga MEK. Ai është kthyer në një figurat kryesore, së bashku me këshilltarin e Presidentit Trump, John Bolton që mbështesin muxhahedinët.

Tani që Administrata Trump ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja me Iranin, MEK-ut i është dhënë një shpresë e re për shembjen e regjimit të Republikës Islamike. Me sanksionet e reja që pritet të gjunjëzojnë regjimin e korruptuar, trazirat civile kanë filluar të shpërthejnë nëpër të gjithë Iranin. Anëtarët e MEK shprehen se tanimë kanë një shans të madh për ndryshimin e regjimit nga brenda Iranit, pa pasur nevojë për përdorimin e forcës ushtarake amerikane.

Pas mbërritjes së grupit opozitar në vendin tonë, disa politikanë të nivelit të lartë të amerikan vizituan Shqipërinë, duke falënderuar Tiranën zyrtar për strehimin e grupit, por edhe për qëndrimin e saj anti-iranin. John Bolton, senatori i ndjerë John Mccain dhe Rudy Juliani u takuan në vitin 2017 me udhëheqësin e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, duke i premtuar kthim sa më të shpejtë në shtëpi.

Avokati i Trump u ftua në kryeqytetin shqiptar nga Maryam Raxhavi për të festuar Novruzin. Në këtë takim Giuliani tregoi mbështetjen e tij për rreth 3.000 pjesëtarë të MEK që gjenden në Shqipëri dhe inkurajoi grupin që të vazhdojë luftën kundër qeverisë së Iranit duke thënë se kishte ardhur koha për ndryshimin e regjimit në Teheran. Giuliani i tha anëtarëve të grupit se SHBA-të i shohin ata si e vetmja e ardhme për Iranin dhe akuzoi Teheranin zyrtar për një sërë komplotesh terroriste. Mbështetja e Giulianit për shembjen e regjimit në Teheran u bë më e qartë kur tha se ëndrra e tij është të kthehet në Teheran me anëtarët e MEK-ut.
“Ne e mbështesim fuqimisht opozitën më të madhe e më të organizuar iraniane. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se ndryshimi rrënjësor në Iran kërkon organizim, udhëheqje, një platformë, qëndresë, kompetencë, dhe sakrificë, dhe i vetmi grup për të cilin regjimi mendon se i ka të gjitha këto karakteristika është MEK”, shkruante Giuliani në një opinion të publikuar në mediat amerikane. Udhëheqësi i vetëm që Teherani e ka më shumë frikë është Znj. Maryam Rajavi. Kjo shpjegon pse regjimi iranian është përpjekur të bombardojë evente në mbështetje të MEK dhe të vrasë liderët e tyre, dhe pse regjimi ka vrarë dhjetëra mijëra anëtarë të tyre gjatë viteve dhe kërkon t’i eliminojë ata duke përdorur madje edhe terrorizmin në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara”, thekson ai.

Deklarat e Giulianit ka bërë që radhës së zyrtarëve amerikanë që vinin në Shqipëri, t’i bashkohej edhe gazetari Richard Engel, i cili ka hedhur akuza të forta ndaj Administratës Trump në një investigim që u transmetua e në MSNBC. Gazetari ka vizituar kampin e muxhahedinëve në Maminas, duke ngritur alarmin se baza i ngjan një kompleksi gjigant me stil ushtarak. Sipas tij, opozita iraniane ka paguar me mijëra dollarë në drejtim të Bolton dhe Giulianit.

“Rudy Jualiani pranoi se kontaktet e para me MEK-un filluan në shtator të vitit 2008, por ai tha se nuk mban mend sa para i kishin paguar gjatë viteve. Ai e quajti të kaluarën terroriste të grupit një keqkuptim të madh- shkruante gazetari në një seri postimesh në Twitter. “Pra kush janë muxhahedinët dhe kush nga rrethi i ngushtë i Presidentit Donald Trump i do ata në pushtet?”, pyet gazetari.

Në fakt, Irani është padyshim një nga armiqtë më të vjetër të Uashingtonit dhe jo më kot Shtëpia e Bardhë ka marrë në mbrojte opozitën iraniane, më shpresën së një ditë MEK do ngjitet në pushtet. Këshilltari i Trump, John Bolton ka qenë prej kohësh një mbështetësi i madh i grupit. E njohur për strukturën e fshehtë udhëheqëse si dhe qëndrimin e ashpër ndaj regjimit iranian, muxhahedinët kanë histori të shkëlqyer të marrëdhënieve me ligjvënësit perëndimorë në veçanti amerikanët.

MEK-u ishte një temë që ishte shmangur gjerësisht nga zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit, por tani që Bolton kryeson Këshillin e Sigurisë Kombëtare, MEK ka një shans të rrallë për t’u vetëvendosur si një lojtar serioz në politikëbërjen e SHBA-së. Tani që janë shumë larg shtëpisë dhe të sigurt në strehën e tyre të re, MEK është shpresa e vetme për përmbysjen e regjimit në Iran dhe SHBA-ja duket është e gatshme të bëjë gjithçka për ta arritur.