Aktualitet Avokati Maks Haxhia shtrohet me urgjencë në spital, pëson hemoragji cerebrale

Avokati Maks Haxhia shtrohet me urgjencë në spital, pëson hemoragji cerebrale

Avokati i njohur Maks Haxhia është shtruar me urgjencë në spital pasi ka pësuar hemoragji cerebrale.

Maks Haxhia është transportuar menjëherë në spitalin Amerikan 3, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Haxhia vuan nga aneurizma, dobësimi dhe çarja e aortës së gjakut, një sëmundje e fshehtë që rrezikon të jetë fatale.

Avokati Maks Haxhia ka mbrojtur shumë personazhe të njohur të biznesit, politikës dhe jo vetëm, së fundmi edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në gjyqin e Krimeve të Rënda, ku rezultoi i pafajshëm për dy akuza të rënda dhe fajtor për shpërdorim detyre.