Kryesore Avokati/ Rama i përgjigjet Bashës: Artist, ti nuk zhgënjen kurrë

Avokati/ Rama i përgjigjet Bashës: Artist, ti nuk zhgënjen kurrë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të liderit të opozitës mbi pagesat për avokatin gjerman, duke theksuar se e vërteta për ato akuza do të dalë në shesh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i përmend kryedemokratit akuzat për financime ruse për Partinë Demokratike, ndërsa nënvizon se Basha është i pandehur.

Edi Rama: Artist, ti nuk zhgënjen kurrë,je njish!Je i pandehur për qindramijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë, të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani.

Se kuptove kurrë o njish që është shah politika, jo kukamçefthi as topa luftash, po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani, faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat, për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij, do dalë e plotë. Gjermanisht👊