Aktualitet Avokatja e Shtetit kërkon arrestimin e Edmond Spahos

Avokatja e Shtetit kërkon arrestimin e Edmond Spahos

Përmes një kërkese, Avokatja e Shtetit Alma Hicka kërkon arrestimin e kryetarit të Komisionit Hetimor të Partisë Demokratike për ÇEZ, Edmond Spaho.

Në këtë kërkesë drejtuar Drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj dhe për dijeni anëtarëve të Komisionit Hetimor të ÇEZ, Avokatja e Shtetit thotë se insistimi i deputetit Spaho dhe njoftimet -urdhër për shoqërimin e saj forcërisht për të dëshmuar në Komision, nuk ka bazë ligjore dhe janë veprime kriminale.

“Për shkak të rrezikshmërisë të theksuar të shtetasit Edmond Spaho, të marrim masa urgjente për ndërprejen e veprimeve të dhunës duke kryer arrestimin në flagrancë të tij”- shkruhet ndër të tjera në kërkesën e Avokates së Shtetit, Alma Hicka.

Ndërsa deputeti Spaho ka reaguar ndaj kësaj kërkese të avokates, duke thënë se sjellja e saj forcërisht në Kuvend për të dëshmuar për ÇEZ është hartuar si kërkesë nga juristët e Kuvendit.