Aktualitet “Baba dhe biri”, shkatërrohet banda shqiptare e grabitjeve në Itali

“Baba dhe biri”, shkatërrohet banda shqiptare e grabitjeve në Itali

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë kriminale e specializuar në grabitjen e bizneseve të lojërave të fatit me veprim në provincat e Trentos, Milano, Brescia e Bergamo.

Në pranga janë vënë 9 persona: 6 shqiptarë, 2 italianë e 1 serb.

Operacioni policor i koduar me emrin shqiptar “Baba e biri” ka zbardhur se kjo bandë është autore e 20 grabitjeve. 13 prej të cilave janë biznese të lojërave të fatit si dhe të 7 automjeteve luksoze. Vlera monetare e grabitur nga makinat e lojërave të fatit llogaritet të jetë rreth 100 mijë euro.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në nëntor të 2018 pas grabitjes së një lokali në qytezën Borgo Chiese.

Sipas autoriteteve italiane kjo bandë vepronte në mënyrë skrupuloze e të artikuluar duke përdorur automjete të përshtatshme për grabitjen e makinave të lojërave të fatit. Grabitjet janë kryer në rajonet e Lombardisë, Emilia Romagna e Trentino.

7 nga anëtarët e bandës janë vënë nën pranga e 2 të tjerë në arrest shtëpiak.

Shqiptarët e dënuar me burg janë:

Endri Caushaj

Ardian Muca

Bledar Bashmeta

Besart Mehmeti