Bota Babai braktis dy fëmijët në aeroport së bashku me një shënim: Më...

Babai braktis dy fëmijët në aeroport së bashku me një shënim: Më vjen keq, por për momentin…

Komiteti hetues i Rusisë ka hapur një çështje penale kundër një burri, që braktisi fëmijët e tij në një nga aeroportet më të ngarkuara të vendit. Sipas autoriteteve, 41-vjeçari Viktor Gavrilov nga qyteti i Lindjes së Largët mbërriti nga Khabarovsk për në Sheremetyevo të Moskës.

Më pas, burri hipi në një aeroplan tjetër për në Rostov, afër Detit të Zi, por i vetëm pa fëmijët e tij. Ai i braktisi ata me dokumentet e tij identifikuese, së bashku me një shënim.

“Ju lutemi ndihmoni fëmijët e mi. Ju lutem dërgojini ata në një strehë të përkohshme sepse në këtë moment jam në një situatë të  vështirë financiare. Unë do t’i marr ata më vonë. Kërkoj që fëmijët e mi të mos ndahen. Dokumentet e fëmijëve janë në çantën e  shpinës. Më vjen keq, por për momentin nuk kam zgjidhje tjetër”.

Komisioneri për të Drejtat e Fëmijëve tha për shtypin se ata kishin gjetur nënën e fëmijëve dhe se ajo nuk dinte asgjë rreth situatës.. Dy prindërit nuk kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin prej disa kohësh.

Fëmijët mund të kthehen tek nëna e tyre, ose të caktohen në një jetimore. Ndërsa babai i tyre po hetohet sipas nenit 125 të Kodit Penal, “Braktisja”, i cili parashikon një dënim deri në një vit burg.

Ndërkohë, Guvernatori i Oblastit të Moskës, Andrei Vorobyov njoftoi në mediat sociale se ai kishte vizituar fëmijët. Vorobyov publikoi gjithashtu edhe një fotografi së bashku me dy fëmijët, të cilët tregonin se e donin shumë babanë e tyre. Ai ju premtoi se do ti gjente Gavrilov një punë dhe ka mundësuar që djemtë të shkojnë në udhëtim në një akuarium.