Babë e bir janë vënë në pranga në Durrës.
Policia thotë se 53-vjeçari K.D është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërsa djali i tij 24-vjeçar u vu në pranga pasi dhunoi të atin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 53 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, babë e bir, banues në Durrës, pasi shtetasi K. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasi E. D. ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, njoftoi policia.