Bota Babai i Assange: U trondita kur e pashë tim bir më plak...

Babai i Assange: U trondita kur e pashë tim bir më plak se unë!

John Shipton, babai i themeluesit të Wikileaks Julian Assange, u kërkoi autoriteteve australiane që ta kthejnë në shtëpi djalin e tij si shtetas australian që është.

“Australia duhet të bëjë diçka. Mund të gjendet një zgjidhje”, tha Shipton.

Babai i Assange u tha gazetarëve dhe ishte i tronditur nga paraqitja e djalit të tij ndërsa e shihte arrestimin në televizion.

“Unë jam 74 vjeç dhe unë dukem më mirë se ai në moshën 47 vjeç. Jam i tronditur”, shtoi Shipton.

John Shipton

Sidoqoftë, siç tha kryeministri australian Scott Morrison, Assange nuk ka marrë asnjë ndihmë të veçantë nga Kambera, por do t’i jepet ndihma si çdo australiani tjetër në një situatë të ngjashme.

Kujtojnë, më 11 prill të këtij viti, Julian Assange u arrestua në bazë të një urdhri të lëshuar në vitin 2012 për mosparaqitjen përpara gjykatës, si dhe me kërkesë të autoriteteve suedeze dhe amerikane.

Në të njëjtën ditë, gjykata e shpalli Assange fajtor për shkeljen e kushteve të lirimit me kusht. Britania i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara t’i dorëzojë asaj deri më 12 qershor të gjitha dokumentet e nevojshme për ekstradimin e saj.

Ndërkohë, avokatja e Julian Assange, Jennifer Robinson deklaroi sot se ai ishte i gatshëm për të bashkëpunuar me autoritetet suedeze, nëse këto të fundit kërkojnë ekstradimin e tij, por prioritet mbetet shmangia e një ekstradimi në SHBA.

Themeluesi i WikiLeaks është ndaluar pas arrestimit të enjten në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku ai arriti të siguronte të drejtën e azilit prej shtatë vitesh për t’i shpëtuar një mandatarresti britanik për akuzat për përdhunim dhe ngacmim seksual në Suedi, që ai i ka mohuar gjithmonë.

Ankesa për ngacmim seksual ra për shkak të skadimit të afatit në 2015, më pas Suedia mbylli hetimet në çështjen e dytë në maj të 2017, në mungesë për të vijuar hetimin, por me lajmin e arrestimit, avokati i palës akuzuese kërkoi rihapjen e hetimit.

“Jemi plotësisht dakord për t’iu përgjigjur marrjes në pyetje në çfarëdo momenti që ato do të paraqiten”, deklaroi për Sky news Jennifer Robinson, pasi sqaroi se çështja më e rëndësishme në këtë momente është ekstradimi nga SHBA-ja.