Sport Bajerni turpërohet në “shtëpi”, ngec edhe Dortmundi

Bajerni turpërohet në “shtëpi”, ngec edhe Dortmundi

Bajerni ka pësuar një humbje të papritur në fushën e tij duke u mundur prej Hofenhajmit.

Hapi fals i bavarezëve vjen pas suksesit në Ligën e Kampionëve në fundjavë, ku ekipi i Kovac mori një fitore mbresëlënëse në Angli ndaj Totenhemit me rezultatin 2-7.

Dortmund nga ana e tij nuk qe në gjendje që të përfitonte nga gabimi i rivalit duke barazuar në fushën e Frajburgut edhe pse ishte shumë pranë fitores, duke qenë se kryesoi deri në minutën e fundit, duke u ndëshkuar nga një autogol i Akanjit.