Aktualitet Bajram Begaj, shefi i ri i Forcave të Armatosura

Bajram Begaj, shefi i ri i Forcave të Armatosura

Presidenti Ilir Meta dekretoi emërimin e gjeneral major Bajram Begaj, si shef i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura.

Begaj, që gradën e gjeneral majorit e kishte marrë në 3 korrik, mbante deri më tani detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë, Begaj është i pari mjek që arrin majën e hierarkisë ushtarake.

Ai ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1989, dhe më pas është specializuar në vend dhe jashtë në mjekësinë ushtarake, ku ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Spitalit Ushtarak në kryeqytet.