Extra Balerina e njohur shqiptare fle me 3 arusha dhe nuk ka pikë...

Balerina e njohur shqiptare fle me 3 arusha dhe nuk ka pikë problemi ta thotë publikisht

Të gjithë kemi kujtime në dhomën tonë të gjumit, por shumë nga ato të fëmijërisë i kemi hedhur pas krahëve. Epo ky nuk është rasti i balerinës së njohur shqiptare, Isida Mollaymeri, e cila sa habiti, aq edhe bëri për të qeshur me deklaratën e saj.

E ftuar në emisionin “Zonë e lirë” mbrëmjen e së premtes, ajo u pyet nëse e kishte të mbushur dhomën me kujtime.

Dhe përgjigja e saj ishte: “Në fakt unë fle me tre arusha”.

Moderatori Arjan Çani vijoi të komentonte përgjigjen e saj duke thënë sesa e rrallë ishte ky veprim.

Ndoshta është më mirë të kesh një arush, sesa të flesh vetëm!