Extra Balina Bodinaku flet për përplasjen me Beatrix: A ka patur komunikim mes...

Balina Bodinaku flet për përplasjen me Beatrix: A ka patur komunikim mes tyre?

E ftuar në “Shqipëria Live”, paraditen e sotme ishte Balina Bodinaku, e cila foli për gjithë eksperiencën e saj si opinioniste në Big Brother Vip.

Ndërkohë që tregonte për disa nga situatat më të vështira me të cilat iu desh të përballej gjatë këtij rrugëtimi, Balina u pyet edhe në lidhje me debatin e ditëve të fundit me Beatrix Ramosaj.

Kjo e fundit publikoi një bisedë duke pretenduar se opinionistja e “Big Brother VIP” është përpjekur të influencojë mbështetësit e saj duke shpikur informacione të rreme. Në deklaratën të bërë fillimisht në rrjete sociale, Bodinaku tha: “Është gjëja më absurde që më ka ndodhur këto kohë. Akuzat për përbaltje të imazhit dhe përdorim të komunikimeve personale, më takojnë mua.”

Ndërkohë sot, e pyetur nga moderatorët nëse ka patur një komunikim ballë për ballë me Trixa-n, Bodinaku përgjigjet thotë “Jo”.

“Jo nuk kam patur asnjë komunikim me Beatrixën dhe as ajo nuk ka komunikuar me mua. Edhe mesazhet që dolën, nuk ishin një komunikim me Beatrix-ën. Sigurisht unë do kisha pritur një komunikim me mua personalisht, të ishim sqaruar sepse unë dua të besoj që kushdo që e ka bërë atë lojë, mund të them deri diku edhe manipulim, sepse kishte edhe gjëra të sajuara aty brenda, do të doja që Beatrixa të lihej jashtë kësaj gjëje.

Sigurisht dhe unë, sepse si më kanë përfshirë mua, kanë përfshirë edhe atë. Megjithatë unë s’kam patur një komunikim. Në këtë pikë, unë gjërat që kisha për t’i thënë i thashë. Nuk e di nëse ajo ka thënë diçka tjetër, por nuk besoj përveç atyre masazheve që pastaj i fshiu.”

Në fund Balina shtoi se me siguri edhe vetë Beatrix e ka kuptuar që mesazhet e bëra publike kanë qenë më shumë të stisura sesa të vërteta.