Kryesore Balla: Basha drejtoi dhunën në 16 mars, Nano do vijë në Kongres

Balla: Basha drejtoi dhunën në 16 mars, Nano do vijë në Kongres

Vendi po hyn në krizën më të thellë që prej më shumë se 20 vjetësh. Si dilet pres saj? A pranon shumica qeverisëse të shkojë në zgjedhje të parakohshme? A kanë nisur negociatat mes palëve për të dalë nga ky impas dhe cfarë roli po luajnë ndërkombëtarët? Këto janë temat e emisionit të sotëm “5 Pyetjet nga Babaramo”. Flet numri 2 i Partisë Socialiste, kreu i grupit parlamentar.

Balla: Basha komandoi dhunën ndaj policisë në 16 mars

Taulant Balla akuzoi Lulzim Bashën se komandoi dhunën në protestën e 16 marsit kundër policisë dhe institucioneve. “Nuk besoj që Shqipëria është në krizë politike. Lulzim Basha komandoi sulmet kundër policisë dhe institucioneve në 16 mars dhe ajo që ka ndodhur sot, tritoli shtyllës, është sulm terrorist që pas tij fshihet komandimi politik nga godina e SHQUP-it”, tha ai.

Ftesa në Kongres, Balla: Fatos Nano lider historik i PS-së, shpresoj që të vijë

Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla foli për vendimet që mori Kryesia socialiste sot, por edhe ftesën për Fatos Nanon në punimet e kongresit në 23 mars.

“Kryesia e PS është institucion që mblidhet cdo javë dhe natyrshëm në prag të kongresit kemi miratuar axhendën e punës që i kushtohet zgjedhjeve të 30 qershorit. Është kongres elektoral. Qëllimi është konfirmimi i kandidaturave, kemi edhe një ekip të ri kandidatësh në bashki ku kemi menduar ti ndryshojmë, do të kemi një ekip fitues në bashkitë ku nuk kemi pasur mundësi t’u shërbejmë qytetarëve. Ftesa për Fatos Nanon? Zoti Nano është lider historik i PS-së, personalitet që i ka dhënë shumë politikës shqiptare. Unë do të shpresoja shumë, që të ishte pjesë e punimeve të kongresit”, tha ai.