Politika Balla i përgjigjet deputetit të Bundestagut: PS po çon përpara marrëveshjen e...

Balla i përgjigjet deputetit të Bundestagut: PS po çon përpara marrëveshjen e 5 qershorit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së zv.kryetar i Grupit të CDU-CSU në Bungestagun gjerman, Johann David Wadephul, i cili bëri thirrje që reforma zgjedhore të miratohet në Parlament pa ndryshime.

Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se Partia Socialiste është duke punuar për të bërë një marrëveshje të suksesshme për të dyja opozitat.

“PS është duke punuar shumë për të bërë një marrëveshje të suksesshme për të dyja opozitat. Ne po e çojmë përpara marrëveshjen e 5 qershorit & plotësojmë punën me demokratizimin e mëtejshëm të zgjedhjeve duke hapur listat në mënyrë që njerëzit të zgjedhin partinë dhe kandidatin! PS meriton përgëzime për këtë”, shkruan Balla.