Politika Balla i uron Metës shërim të shpejtë: Zgjedhjet në 30 qershor

Balla i uron Metës shërim të shpejtë: Zgjedhjet në 30 qershor

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas konferencës së Presidentit Meta. Balla thotë se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, ndërsa zhdekretimi i datës është një lajthitje.

Reagimi i Taulant Ballës

Degjova nga Presidenti Meta qe ka qene i semure ne kete periudhe dhe nuk degjon mire!

I uroj ne emer te Grupit Parlamentar sherim te shpejte dhe meqe nuk degjon mire po i’a shkruaj si Kryetar i Grupit:

Zoti President ju nuk keni asgje ne dore lidhur me daten e zgjedhjeve te dekretuar prej Jush. 

ZGJEDHJET DO TE MBAHEN MË 30 QERSHOR, ne respekt te plote te dekretit te nxjerre prej Jush ne respekt te detyrimit kushtetues qe keni.

Ndersa çdekreti Juaj eshte nje lajthitje antikushtetuese, qe meriton te gjithe vemendjen e Parlamentit, te cilen do ta keni te plote te enjten, ku do te miratojme edhe Rezoluten perkatese lidhur me lajthitjen ne fjale.

Te shkuara edhe njehere Zoti President!