Politika Balla në SPAK: Hetimet për çështjen ‘Partizani’ kanë avancuar

Balla në SPAK: Hetimet për çështjen ‘Partizani’ kanë avancuar

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.

Pas dëshmisë së tij, Balla dha një deklaratë për mediat ku u shpreh se hetimet deri tani kanë ecur shumë mirë, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Ai nuk foli rreth provave që dorëzoi gjatë qëndrimit të tij prej më shumë se një ore në SPAK.

Balla u zotua se do i qëndrojë deri në fund akuzave publike lidhur me këtë çështje.

Balla është thirrur për të dëshmuar çfarë informacionesh disponon për çështjen “Partizani”.

Ky kallëzim është bërë nga vetë Balla për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleks pallatesh.