Kryesore Balla: Një tjetër shtet do t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Balla: Një tjetër shtet do t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se në javët në vijim, një tjetër shtet ballkanik do të bëhet pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

Deklaratën, Balla e bëri këtë të hënë nga foltorja e Kuvendit, por pa e treguar emrin e shtetit përkatës.

Ai u shpreh se edhe Bosnje dhe Hercegovina mund t’i bashkohet nismës, pas zgjedhjeve që ky vend do të zhvillojë në vjeshtë.

“Nuk ka asnjë dyshim që javët në vijim, edhe një tjetër vend do t’i bashkangjitet Ballkanit të Hapur. Unë jam shpresëplotë që me zgjedhjet e reja në vjeshtë në Bosnje dhe Hercegovinë, edhe qeveria boshnjake do t’i bashkangjitet “Ballkanit të Hapur”, tha Balla.

Sipas tij, “Ballkani i Hapur” i ka shërbyer eksportuesve shqiptarë, teksa shtoi se do t’i bënte thirrje Kosovës që të bashkohet në këtë nismë.