Politika Balla: Paloka s’do ia hedhë lehtë

Balla: Paloka s’do ia hedhë lehtë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka quajtur akt të turpshëm, atë që ndodhi sot në Kuvend, ku Edi Paloka i hodhi bojë kryeministrit Edi Rama. Ai e ka quajtur rrugaç nënkryetarin e Kuvendit, Edi Paloka dhe tha se do të merren masa të rënda ndaj tij.

“Seanca e sotme do duhej të ishte një mesazh që Shqipëria do duhej t’i jepte Maqedonisë. Megjithatë kjo është opozita që ne kemi. Sot ka pasur bojë, flakadanë dhe vezë. Gratë e PD-së kanë pasur vezë me vete. Gjithçka ishte e parapërgatitur. Këta që marrin përsipër që të bëjnë këto akte të turpshme nuk mund të jenë më në Kuvend.

Edi Paloka nuk mund të jetë më nënkryetar i Parlamenti. Këto pamje po bëjnë xhiron e botës. Nuk ua ka borxh Shqipëria këtyre palaçove.

Kjo përpjekje e kësaj opozite është për të dëmtuar Shqipërinë dhe shqiptarinë. Sot ishte një mik i nderuar Telat Xhaferri dhe është rasti unik në botë që ke tre kryetar parlamentesh nga i njëjti komb.

Mesazh që Shqipëria për Maqedoninë ishte një mesazh jo i mirë. Paloka është një përfaqësues i paepur i rrugaçërisë në Parlament. Ky rrugaç nuk mund t’ia hedhë kaq lehtë. Në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të këtë persona që ngrihem dhe bëjnë akte të tilla.

Parlamenti është një sallë debati. Kodi i Etikës rregullon çdo lloj gjuhe që përdoret, pro askush dhe asnjë lloj rrugaçi si Paloka dhe Hasa nuk duhet të lejohen të godasin.

Ata karrige që ne mbajtë aty nuk janë karriget tona personale. Ky është akt dhune dhe aktet e dhunës dënohen. Ne duhet të jemi shumë të ashpër dhe këta nuk mund të hyjnë më në Kuvend. Ky nuk ishte rast që lindi nga momenti por ishte plan i orkestruar nga Berisha dhe Basha ku donin të hidhni flakadalë, bojë dhe vezë për inspirim për protestën e ditës së shtunë”, tha Balla për AbcNews.