Politika Balla për DW: Negociatat do të çelen brenda këtij viti, jemi të...

Balla për DW: Negociatat do të çelen brenda këtij viti, jemi të gatshëm për dialog pa kushte me PD-në

Kryetari i grupit parlamentar të  Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, njëherazi dhe kryetar i grupit parlamentar gjermano-shqiptar, është aktualisht në Gjermani për të lobuar tek deputetët e parlamentit gjerman (Bundestag) që këta të  votojnë pro çeljes së negociatave.

Gjatë një intervistë për Deutsche Welle, Taulant Balla u shpreh se negociatat do të çelen brenda këtij viti.

Gjithashtu ai tha se PS është e gatshme për dialog me PD-në, por kushtet e PD-së nuk mund të merren as në konsideratë.

“Negociatat do të çelen brenda këtij viti

Jemi të gatshëm për dialog me PD-në, por kushtet e PD-së nuk mund të merren as në konsideratë nga ana jonë”, tha Taulant Balla.