Politika Balla: As Saliu nuk i beson më historitë e Lulit

Balla: As Saliu nuk i beson më historitë e Lulit

Shpërndaje

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh nga foltorja e Kuvendit se “as Saliu nuk i beson më historitë e Lulit”, duke iu referuar çështjes “Babale”.

“Filmimi është bërë në oborrin e SHQUP-it, nga ish-drejtori i bashkisë së Lulit. Në kushtet e tentativës së përsëritur për të hedhur baltë, po them që janë 3 aktorë në “Babale 1”, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Ervin Salianji. Kanë bashkëpunuar dhe hodhën një video të re. Unë nuk do të bëj më kallëzim sepse kjo çështje është në duart e prokurorisë. Alizoti ka pranuar me gojën e tij se ka luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm. Babalja dhe Alizoti kanë pranuar se PD i ka ofruar nga 100 mijë euro për videon”, tha Balla.

“Me Lulzim Bashën, Sali Berisha i ka vënë vulën e turpit kësaj partie”, shtoi Balla.