Kryesore Ballkani i Hapur, Rama: Mos u shqetësoni, shqiponja me dy koka nuk...

Ballkani i Hapur, Rama: Mos u shqetësoni, shqiponja me dy koka nuk rrezikohet të kapet në befasi

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Edi Rama ripërsëriti se qëndrimet e kundërta që ai dhe homologu i tij kosovar, Albin Kurtin kanë për nismën “Ballkani i Hapur” nuk e sheh si pengesë.

Rama tha se dy opinione të ndryshme nuk përbëjnë asnjë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

E në këtë pikë, Rama iu referua shqiponjës me dy koka, që është një trup i vetëm, ku njëra kokë sheh nga një anë tjetra nga ana tjetër, por trupi qëndron drejtë dhe është krejtësisht e informuar vizualisht në 360. “Mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka rrezikohet që të kapet në befasi”, tha Rama mes të tjerash.

Edi Rama:Mendimi i Shqipërisë, mendimi i kësaj qeverie, i imi, lidhur me Kosovën dhe Serbinë nuk është as sekret, as i panjohur. Është i njëjti mendim që e kam shprehur edhe në mes të Beogradit. Nuk ka ndryshuar, në këtë pikë nuk ka asnjë dilemë. Sa i përket Ballkanit të Hapur, kemi sigurisht dy qasje, qëndrime, opinione, të ndryshme nga ana tjetër duhet edhe ju, edhe të gjithë të mësohen për faktin që mund të mos mendojmë njësoj për të gjitha gjërat, po kjo nuk na pengon që të vendosim të gjitha forcat, për të bërë së bashku gjërat e duhura, në funksion të të ardhmes të dy vendeve tona. Mendoj që këto dy opinione të ndryshme nuk përbëjnë asnjë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh dhe nëse do më lejoni t’i referohem shqiponjës me dy koka është një trup i vetëm, ku njëra kokë sheh nga njëra anë dhe koka tjetër sheh nga ana tjetër, por trupi qëndron drejtë. Kjo do të thotë shqiponja është krejtësisht e informuar vizualisht në 360. Mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka rrezikohet që të kapet në befasi nga njëra anë ose nga ana tjetër, pasi i kontrollon me sy të dyja anët. Asnjë shqetësim për këtë. Mendoj që është një vlerë e shtuar që jemi një shqiponjë me dy koka. Kur të vijë dita që të jemi një shqiponjë me 1 kokë, rreziku është që të kafshojmë veten, më shumë sesa, sot që nuk e kemi këtë luks, as këtë qëllim. Unë jam optimist për zhvillimin e marrëdhënieve tona, për këndvështrimin strategjik dhe angazhimin që kemi vendosur bashkarish sa i përket marrëdhënieve tona.  Për Ballkanin e hapur është një debat i hapur mes meje dhe Albinit dhe mos prisni kurrë që mes meje dhe albinit të gjitha debatet të jenë të mbyllura se pastaj i që net ë ndryshojmë emr5at e të mos jemi ata që jemi.”