Ekonomi Balluku: Linjë e re hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi

Balluku: Linjë e re hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, foli për projektet infrastrukturore që pritet të realizohen në mandatin e tretë të qeverisë, ku përfshihen porti i ri i Durrësit, ai i Vlorës e Sarandës, ashtu sikurse aeroporti i Vlorës, tuneli i Llogarasë etj. Por jo vetëm kaq.

Gjatë fjalës së saj në Kongresin e Partisë Socialiste, Balluku tha se vendit tonë do t’i shtohen edhe linja e re hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi.

“Përveç linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë, Tiranë-Rinas-Durrës, e cila ka marrë rrugë tashmë, do të vijë edhe linja e re, Pogradec-Korçë-Greqi, e cila do të bëjë shumë të leverdishme dhe më të shpejtës lëvizjen e mallrave dhe pasagjerëve në drejtim të Greqisë, Bullgarisë, Turqisë, por edhe të Maqedonisë së Veriut. Përmes një nyje në zonën e Linit, duke jetësuar kështu korridorin e 8 për të cilin shumë është folur, por nuk është bërë asgjë“, tha Balluku mes të tjerash.