Kryesore Balluku pyet Bardhin: Sa paguhesh nga kompanitë private për të dërguar çështje...

Balluku pyet Bardhin: Sa paguhesh nga kompanitë private për të dërguar çështje në Gjykatën Kushtetuese?

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja për Infrastrukturën dhe Energjitikën, Belinda Balluku është shprehur se vendimet e drejtësisë nuk varen nga qeveria.

Nga foltorja e Parlamentit, Balluku i ka drejtuar këtë pyetje Gazment Bardhit: “Ti që vihesh në dispozicion pasi je zgjedhur me votat e popullit që t’i shërbesh interesave individuale të kompanive duke çuar çështje në Gjykatë Kushtetuese që bien ndesh me interesin e publikut, sa para paguhesh, Z.Bardhi?”

Belinda Balluku: Sekretarja ime e përgjithshme dhe unë kemi mbi 5 vite në detyrë dhe besoj se me të gjitha përpjekjet që ti dhe kolegët e tu keni çuar çështjen në SPAK. SPAK-u, si një organ totalisht i pavarur i drejtësisë, i cili është aty për shkak të reformës që kemi bërë dhe që ju nuk jeni të kënaqur dhe as e mbështesni, ta kishit mbështetur të paktën. Dua të të pyes se sa është tarifa juaj dhe e kolegëve tuaj që merrni nga kompanitë private për të dërguar çështje në Gjykatën Kushtetuese, që bien ndesh me interesat e këtyre kompanive dhe ju jeni ofruar bujarisht të merrni para për të mbrojtur interesat e tyre në Kushtetuese, formë e lartë korrupsioni shumë. Thirrja jote në 2021-shin kushtoi jetë njerëzish në Elbasan, nuk mund të flisni ju për korrupsion.

Kush hyn e del në burg nuk varet nga qeveria. Ju keni lindur dhe jeni rritur me idenë që drejtësia është në dorë e autokratit, shefit dhe babit tuaj shpirtëror, po jo, në rastin tonë nuk është. Drejtësia për shkak të reformës në drejtësi, është një pushtet i pavarur që merr vendimet e saj, por shyqyr që nuk është në dorën tënde. Për ty, kam pyetjen: Ti që vihesh në dispozicion pasi je zgjedhur me votat e popullit që t’i shërbesh interesave individuale të kompanive duke çuar çështje në Gjykatë Kushtetuese që bien ndesh me interesin e publikut, sa para paguhesh, Z.Bardhi?