Sport Balotelli në Kombëtare / Golat që rikthejnë ‘Supermario’ tek Italia

Balotelli në Kombëtare / Golat që rikthejnë ‘Supermario’ tek Italia

Sulmuesi i kombëtares italiane të futbollit Mario Baloteli ka arritur të bindë seleksionerin Roberto mancini për ta përfshirë sërish në planet e tij në përfaqësuese.

Futbollisti problematik që pavarësisht talentit në fushë nuk ka arritur të ketë vijueshmëri as me flamurin e kombëtares dhe as me klubet ku ka milituar, duket se po stabilizohet tani më së miri te Marseja.

Që prej zbarkimit në janar në skuadrën e stadiumit Velodrom, bomberi ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje. I fundit në sfidën e së dielës kundër Sent Etien entuziazmoi tifozët dhe zhduku cdo dyshim për eliminatoret e Europianit.