Aktualitet Banda e Krishtlindjeve, kapen dy shqiptarët

Banda e Krishtlindjeve, kapen dy shqiptarët

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë, autorë të disa vjedhje në periudhën e Krishtlindjeve.

Të ndaluarit janë Mario Kishta 21 vjeç dhe Isuf Fisti, 31 vjeç.

Në banesën e tyre u gjetën bizhuteri të vjedhura dhe para. Hetimet ndaj të rinjve nisën më 17 Dhjetor të vitit të kaluar, pasi përdornin një makinë të grabitur.

Është zbuluar se shqiptarët janë autorë të disa grabitjeve në zonën e Reggio Emilias dhe Mantuas. Ata siguroheshin gjithmonë që pronarët të ishin larguar nga shtëpia dhe vidhnin para, bizhuteri, kompjuterë dhe sende të tjera me vlerë.