Aktualitet Banda e Selenicës, “arrest me burg” për 7 të arrestuarit për drogë

Banda e Selenicës, “arrest me burg” për 7 të arrestuarit për drogë

Gjykata e Vlorës cakton masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtatë personat arrestuar në operacionin e koduar “Vjeshta” nga policia e Vlorës. Të shtatë personat, u arrestuan ditën e enjte, pas një aksioni të policisë së Vlorës, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe prokurorinë e Vlorës.

Nga ky operacion u arrestuan shtatë persona:

-Çerçiz Velaj 33 vjeç, banues ne fshatin Lapardha të Selenicës,

-Enton Likaj 28 vjeç, banues në fshatin Kotë të Selenicës,

-Daniel Nikaj 22 vjeç banues në fshatin Mazhar të Selenicës ,

-Altin Veizaj 37 vjeç banues në Vlorë ,

-Antonio Veizaj 27 vjec, banues në Vlorë ,

-Marjo Veizaj dhe Romeo Likaj 29 vjeç banues në fshatin Lapardha të Selenicës.

Ata akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Relator i çështjes ka qenë gjyqtari Arqile Basho, ndërsa masa e dhënë për të shtatë personat është “arrest në burg.