Aktualitet Banka Credins mbështet Kryqin e Kuq Elbasan

Banka Credins mbështet Kryqin e Kuq Elbasan

Banka Credins gjithmonë ka pasur në fokus aktivitete të përgjegjësisë sociale, si një nga prioritetet strategjike për të qenë vazhdimisht në ndihmë të komunitetit, shtresave në nevojë, institucioneve, etj.

“Sot ishim në Elbasan, ku stafi i degës tonë, iu bashkua këtij institucioni duke dhuruar pajisje kompjuterike dhe shumë mjete të tjera të nevojshme pune për arredimin e zyrave, duke mbështetur aktivitetin dhe funksionimin ditor të kësaj organizate të rëndësishme, në shenjë respekti dhe solidariteti për të gjithë punën e palodhur që kryejnë në këtë qytet.

Banka Credins përgjatë 2020-s ndërmori mbi 60 nisma në përmbushje të objektivave për një përgjegjësi korporative të qëndrueshme. Edhe pse viti 2020 ishte një nga vitet më të vështirë, vazhduam pa ndërprerje të ishim pranë atyre që kishin më shumë nevojë, duke dhuruar ndihma dhe pajisje mjekësore në shumë institucione dhe qendra spitalore në vend.

Mbështetëm artin dhe artistët shqiptarë në këtë vit të vështirë si për prodhimin e librave të artistëve shqiptarë apo duke hapur ekspozita pikture pranë ambienteve të bankës. Zbukuruam ballkonet e Tiranës, mbollëm pemë anembanë vendit dhe ndërtuam stacione biçikletash për një ambient më të pastër. Mbështetëm teknologjinë dhe inovacionin, duke motivuar të rinjtë e talentuar si dhe bizneset start up.

Do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim dhe përgjatë 2021, me shumë më tepër iniciativa dhe së shpejti startojmë dhe një fushatë dhurimi ushqimesh për familjet në nevojë në të gjithë Shqipërinë, në kuadër të reduktimit të varfërisë”, njofton Banka Credins.