Ekonomi Banka daneze që ofron për herë të parë interesa negative për huamarrësit

Banka daneze që ofron për herë të parë interesa negative për huamarrësit

Një bankë daneze po ofron për herë të parë në botë interesa negative për kredimarrësit e saj, duke u bërë atyre një zbritje vjetore prej 0.5 % mbi normën e interesit ekzistues.

Normat negative të interesit do të thotë se një bankë paguan një huamarrës për të marrë para nga ‘duart e tyre’, duke i bërë ata të paguajnë mbrapsht më pak se sa shuma e huazuar.

Jyske Bank, banka e tretë më e madhe në Danimarkë, ka filluar të ofrojë huamarrësve një marrëveshje 10-vjeçare në -0.5%, ndërsa një tjetër bankë daneze, Nordea, thotë se do të fillojë të ofrojë marrëveshje 20 vjeçare me normë fikse në 0% dhe një hipotekë 30-vjeçare në 0.5%.

Kështu individët që marrin kredi do të paguajnë normat mujore si zakonisht por në pjesën e detyrimit të mbetur do të realizohet një ulje me më shumë se sa ka paguar huamarrësi.

Danimarka, Suedia dhe Zvicra kanë regjistruar norma të tilla interesi në tregjet e parave të cilat i kanë vendosur bankat në gjendje shumë të vështirë.

Në Zvicër, banka UBS javën e kaluar u tha klientëve të saj të pasur se do të ofronte një tarifë prej 0.6% në vit nëse ata depozitonin më shumë se 500,000 €.

Ndërsa norma bazë e Bankës së Anglisë është 0.75%, dhe norma kryesore e Bankës Qendrore Europiane është zero, në Danimarkë (e cila nuk është në eurozonë) norma ekuivalente është -0.4%./Scan