Kuriozitete Banka iu hedh gabimisht 120 mijë dollarë, çifti akuzohet për vjedhje

Banka iu hedh gabimisht 120 mijë dollarë, çifti akuzohet për vjedhje

Një çift në Montoursville të Pensilvanisë u përballën me një tundim krejt të veçantë, të cilin nuk mundën ta përballonin. Robert e Tiffany Williams u zgjuan një mëngjes dhe vunë re se në llogarinë e tyre bankare ishin shtuar gabimisht 120 mijë dollarë.

Në vend që t’i linin paratë të paprekura në llogari, deri sa banka të bënte rakordimet, dhe t’i dërgonte ato në destinacionin e duhur, çifti vendosi t’i shpenzonte ato. Brenda disa ditësh ata vendosën të blejnë një kamper, një Chevrolet dhe një makinë garash për një vlerë prej 100 mijë dollarësh. Sipas asaj që raporton “Washington Post”, çifti iu dhuroi dhe 15 mijë dollarë dhe disa miqve të tyre që kishin nevojë.

Por e gjithë kjo ëndërr me para të “rëna nga qielli” pati një fund. Pas disa kohësh banka i kontaktoi Robert e Tiffany Williams dhe i njoftoi për gabimin që kishte bërë në llogarinë e tyre ajo kërkoi që paratë të ktheheshin, por ato nuk ishin më. Kështu instituti bankar, që duhej ta dërgonte çekun në një biznes privat, ngriti akuza ndaj Robert dhe Tiffany për vjedhje dhe përvetësim të sendeve të vjedhura.