Extra Banksy, grafit të ri për Shën Valentin

Banksy, grafit të ri për Shën Valentin

Artisti i famshëm britanik i grafiteve të rrugës Banksy mendohet se i ka dhënë një dhuratë për Ditën e Shën Valentinit në qytetin e tij të lindjes Bristol të Anglisë Perëndimore. Atje është shfaqur një murale e re që tregon një vajzë të vogël me llastiqe me të cilat ka goditur dhe ka shenjuar një shpërthim trëndafilash të kuq.

Banksy – identiteti i të cilit nuk dihet publikisht – nuk ka konfirmuar ende nëse vepra artistike është e tij. Ai shpesh përdor Instagram-in për të pretenduar pronësinë e veprave të tij, por nuk e ka bërë kësaj radhe.

Arti i Banksy-t shquhet për vëmendjen që i kushton çështjeve sociale, duke shtuar elemente të errëta në skena që përndryshe do të quheshin të gëzueshme.