Kryesore VIDEO / Banorët e Zharrëzës përzënë Bashën: Ik, mbaj fjalim te çadra

VIDEO / Banorët e Zharrëzës përzënë Bashën: Ik, mbaj fjalim te çadra

Banorët e Zharrëzës janë përplasur me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot në Tiranë.

Ata po zhvillojnë një protestë përpara Ministrisë së Energjetikës dhe protestës së tyre tentoi t’i bashkohej edhe kryetari i PD, Lulzim Basha i cili ka shprehur mbështetjen e tij ndaj kësaj kauze.

Por të shumta kanë qënë reagimet e protestuesve të Zharrëzës të cilët kanë kërkuar largimin e Bashës nga kjo protestë.

Ata akuzuan kryetarin e PD se ishte qeveria e kaluar e demokratëve që ka firmosur në dëm të banorëve të cilët akuzojnë një kompani private për dëmtimet e shkaktuara në banesat e tyre.

“Ik mbaj fjalim te çadra. Hiqni flamujt e partive. Duam zgjidhje, duam shtëpitë tona”, iu drejtuan banorët e Zharrëzës, Bashës.

Edhe më parë grevistët e Zharrëzës kanë bërë me dije se nuk duan ta përziejnë kauzën e tyre për shtepitë dhe jetesën e sigurt me kauza politike.