Sport Barazim me “aromë” fitoreje, titullin mund ta humbasë vetëm Partizani!

Barazim me “aromë” fitoreje, titullin mund ta humbasë vetëm Partizani!

Përqafimi në fund të ndeshjes i Gegës dhe festa poshtë tribunës së tifozerisë nga Partizani ishte një si një çlirim për të kuqtë në fund të 90 minutave me Kukësin, ku barazimi kishte një shije të ngjashme me atë të fitores, një shije titulli që po afron më së fundmi pas dy dekada e gjysmë pritje. Në Shkodër, Partizani nuk duhet të humbiste dhe kryeqytetasit nuk u mposhton duke qenë tashmë vetëm një hap larg titullit kampion. 9 pikë në klasifikim ndaj ndjekësit më të afërt me 10 javë për t’u luajtur është një diferencë e konsiderueshme që vetëm Partizani mund ta flakë tej.

Që në fillim të kampionatit askush nuk dëshironte të fliste për titull, ndryshe nga vitet e kaluara, u zgjodh një profil i ulët, modest, me ndeshjet që duheshin marrë një nga një dhe 10 javë para fundit, Partizani e sheh veten tashmë më tepër se kurrë te rikthimi pranë titullit kampion. Gjithçka është në dorë te Gegës dhe të skuadrës, që ka ditur të menaxhojë në perfeksion jo pak situata të komplikuara gjatë këtij sezoni.

Tanimë nevojitet dhe një sforco e fundit që Partizani të fitojë më në fund atë titull që dukej se po shndërrohej në një mallkim në një prej klubeve më të mëdhenj në vend, pasi këtë trofe tanimë duhet ta fitojë Partizani, ose më mirë të themi vetëm Partizani mund ta humbasë.