Sport Barcelona “holandeze” start mbresëlënës, Ansu Fati “ylli” i mbrëmjes

Barcelona “holandeze” start mbresëlënës, Ansu Fati “ylli” i mbrëmjes

Roland Koeman e ka shndërruar totalisht Barcelonën. Ekipi “blaugrana” u shfaq i frikshëm në ndeshjen e parë zyrtare nën drejtimin e holandezit duke fituar thellë 6-0 ndaj Villarrealit. Me Griezmannin sulmues të parë, Messin të lirë për të lëvizur në gjithë fushën dhe me një Ansu Fati të papërmbajtshëm, Barça nuk jepte pika referimi sa i përket lojës sulmuese, duke shkaktuar kaos në mbrojtjen e kundërshtarit.

Çerek ore lojë iu nevojit Barcelonës për të gjetur golin e parë, që lindi nga një top i gjatë i nisur për Jordi Albën, i cili asistoi në qendër Ansu Fatin, goditja e befasishme e të cilit vetëm mund të shoqërohej me sy nga Asenjo teksa përshëndeste rrjetën.

Vetën dy minuta më vonë, 17-vjeçari u gjend i lirë në zonë i shërbyer nga Coutinho për të shënuar golin e dytë.

Talenti i “blaugranave” dhe i përfaqësueses spanjolle fitoi 11-metërsh në minutë ne 35-të, që e shndërroi në gol Lionel Messi. Para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes kishte kohë edhe për autogolin e Torres, në tentativë për t’i hequr mundësinë e shënimit Busquest.

Ne pjesën e dytë Villarreali u fut në fushë më i organizuar në fazën mbrojtëse, me Barcelonën që e uli disi ritmin. Trajneri Koeman u dha më pas mundësinë e aktivizimit Pedrit, Trincaos dhe Dembelesë, duke i shtuar freski skuadrës, gjithsesi, me gjithë rastet e krijuara nuk pati ndryshim rezultati.