Sport Barcelona u bën tifozëve surprizën për sfidën ndaj Realit të Madridit

Barcelona u bën tifozëve surprizën për sfidën ndaj Realit të Madridit

Barcelona do të kthejë mbrapa orën për sfidën e dytë ndaj Realit të Madridit, në “El Clasico”-n e radhës brenda një jave.

Katalanasit do veshin fanelën që kanë mbajtur para 20 vitesh, teksa festojnë partneritetin prej dy-dekadash me gjigantët sportive të “Nike”.

Kryesuesit e La Ligës do të mbajnë bluzat që mbanin para 20 vitesh Rivaldo, Luis Figo dhe Pep Guardiola, gjatë ndeshjes të së shtunës me rivalët e Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Barcelona mban bluzën e amerikanëve të Nike që prej sezonit 1998-1999.